Nga 1 300 afganë të strehuar në Kosovë, kanë mbetur rreth 70

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Afganët e strehuar përkohësisht po largohen nga Kosova.

Në shtator të vitit të kaluar Kosova pranoi të strehojë 1 300 afganë me kërkese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me përkujdesje amerikane ata u strehuan pranë bazës ushtarake amerikane Bondsteel, derisa ta kalonin procesin e verifikimit para se të rifillonin jetën në Amerikë.

Sot, nga ky numër fillestar, kanë mbetur rreth 70 afganë pa u larguar nga Kosova.

22 nga ta janë momentalisht duke kaluar nëpër procesin e verifikimit, prej të cilëve 16 kanë marrë njoftimin se aplikacionet e tyre për të hyrë në SHBA janë refuzuar.  Për gjashtë raste të tjera ende nuk është marrë vendimi.

Shqetësimin se a përbëjnë rrezik këta refugjatë të mbetur për Kosovën, e hedh poshtë njohësi i çështjeve të sigurisë, Skënder Perteshi nga Qendra për Studime Sigurie.

Burime të Euronews Albania pranë Qeverisë së Kosovës bëjnë me dije se qëndrimi i afganëve në Kosovë është brenda marrëveshjes me SHBA-të, por se pas disa verifikimeve shtesë, ata edhe mund të mirëpriten nga një i vend tjetër që është pajtuar që t’i pranojë ata.

“Unë mendoj se Kosova asgjë nuk rrezikon pse këta njerëz janë momentalisht këtu dhe unë jam i sigurt dhe besoj se institucionet e Kosovës, sigurisht bashkë me mekanizmat e SHBA-së i kanë kapacitetet e duhura që të bëjnë një vlerësim real të rrezikut,” – u shpreh Perteshi.

Ai thotë se Kosova nuk ka obligim ndaj tyre, mirëpo beson hapat se si do të veprohet më tutje me pa do të bëhen në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka thënë se bazuar në marrëveshjen e saj me SHBA-në dhe NATO-n, çdo afgan që është në Kosovë mund të qëndrojë vetëm një vit.

Zyrtarët amerikanë vazhdimisht kanë falënderuar zyrtarët shtetërorë të Kosovës për strehimin e tyre.

Kosova ishte ndër shtetet e para që pranoi të strehonte në territorin e saj afganët që u larguan nga Afganistani për në mision shpëtimi pas tërheqjes së ushtrisë amerikane dhe rikthimit të talebanëve në pushtet.

Ne Shqipëri refugjatët e ardhur nga Afganistani po largohen. Nga 27 gushti deri më sot rreth 1000 janë larguar nga 2400 të ardhur.

Vetëm në 4 muajt e fundit janë larguar rreth 700 afganë.

Pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar në SHBA dhe Kanada, e më pak në vendet e Evropës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Franca riatdheson 51 gra dhe fëmijë nga kampet në Siri

Franca riatdhesoi 51 shtetas nga Siria të martën, duke përfshirë disa fëmijë jetimë që kishin qenë në paraburgim në verilindje të vendit për tre...

Kërkohet hapja e plazheve 100% publike, nis mbledhja e firmave

Çadra e plazhit këtë herë u hap përballë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në shenjë reagimi për hapësirat e pakta të plazheve publike. Pjesëtar të...

TË FUNDIT

Franca riatdheson 51 gra dhe fëmijë nga kampet në Siri

Franca riatdhesoi 51 shtetas nga Siria të martën, duke përfshirë disa fëmijë jetimë që kishin qenë në paraburgim në verilindje të vendit për tre...

Kërkohet hapja e plazheve 100% publike, nis mbledhja e firmave

Çadra e plazhit këtë herë u hap përballë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në shenjë reagimi për hapësirat e pakta të plazheve publike. Pjesëtar të...

SHELL zbulon naftë dhe gaz, Rama: Përfitojmë ne dhe Europa

Kompania holandeze Shell ka zbuluar sasi të konsiderueshme nafte dhe gazi në nëntokën shqiptare. Shell Albania është vendosur prej 8 vjetësh në Shqipëri dhe është...

70 vjeç në timon, Partia Socialiste propozon ndryshime në Kodin Rrugor

Personat deri në moshën 70-vjeçare mund të drejtojnë autobusë, kamion dhe çdo mjet tjetër për transport njerëzish dhe mallrash. Grupi parlamentar socialist ka depozituar në...