Disa qytetarë në Prishtinë protestojnë sot, duke kërkuar mundësinë e tërheqjes së një shume parash nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Krijimi i mundësive ligjore që qytetarët e Kosovë të tërheqin deri në 30 për qind të kursimeve të tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale – apo siç njihet ndryshe Trusti – ka ditë që ka shkaktuar debat në Kosovë.
Partitë opozitare të Kosovës kërkojnë që një gjë e tillë t’u mundësohet qytetarëve, ndërsa Qeveria e Kosovës kanë thënë se nuk e përkrahë këtë kërkesë.
LEXONI GJITHASHTU: