Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se liberalizimi i vizave është një vendim që mund të merret shumë lehtë nga Bashkimi Europian.
Sipas saj, nuk ka asnjë pengesë për Kosovën, ndaj s’ka arsye që vendimi të zvarritet.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën, do duhet të ishte vendim shumë i lehtë për BE-në, nuk ka asnjë pengesë, Kosova nuk prodhon emigracion ilegal, krimi dhe korrupsioni luftohen në një nivel që është duke u njohur nga raportet ndërkombëtare. Meqënëse këto shtete në aspektin bilateral po e inkurajojnë Kosovën të vazhdojë me reforma të tilla, nuk ka nevojë për zvarritje”, theksoi ajo.
Pak ditë më parë, kancelari gjerman Olaf Sholz vizitoi Prishtinën dhe tha se Bashkimi Europian duhet të liberalizojë vizat për Kosovën.
Ai shtoi se Gjermania do të bëjë gjithçka që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së.
LEXONI GJITHASHTU