Pas qëndrimeve të PE dhe Gjermanisë, njohja pjesë e diskutimeve Kosovë-Serbi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN


Text sizeAa Aa

Pavarësisht mundësive që javën e ardhshme të arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për energjinë në veri, Qeverisë së Kosovës po i kërkohet të shfrytëzojë momentin për njohje reciproke me Serbinë.

Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, se dialogu duhet të njohë nivel të ri, sidomos pas kërkesës së kancelarit gjerman, Olaf Scholz se marrëveshja duhet të përmbajë njohjen reciproke.

“Dialogu i nivelit të lart ka një ngecje, por është e rëndësishme që Kosova mos të jetë pala bllokuese në këtë proces dhe mos të jetë pala refuzuese për takime. Nga deklarimet është parë se Kosova është e gatshme të marrë pjesë në takime, ka disa propozime. Po ashtu, edhe kërkesa për progres është e mirëseardhur, kur përmendet se epilogu i dialogut duhet të jetë njohja reciproke.

Do të ketë një dinamikë të shtuar dhe kërkesë nga dy palët që të ulen në tavolinë. Me këto deklarime edhe nga Gjermania, rezolutën e Parlamentin Evropian dhe deklaratat e SHBA-së, Kosova e ka një levë të fuqishme në dialog, pasi njohja është tashmë pjesë e diskursit publik”, u shpreh ai.

Intensitet më të madh në dialog me Serbinë kërkon edhe deputetja opozitare e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, megjithëse, shprehet kritike për qasjen e deritanishme të palës kosovare.

“Deri tani kemi pasur dialog teknik, s’kemi pasur dialog serioz. Sa i përket çështjes së dialogut s’ka pasur transparencë. Takimet që i ka pasur Zyra e Kryeministrit i kemi marrë vesh vetëm përmes mediave, s’jemi njoftuar si deputet dhe si kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane. Gjithashtu, ftesës për të ditur se çfarë po ndodh me politikën e jashtme nuk i janë përgjigjur as ministrja e Punëve të Jashtme. Ndërsa zëvendëskryeministri sa herë ka ardhur nuk na ka jep diçka të qartë diçka që ka të bëjë me çështjen e dialogut”, tha Krasniqi.

Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, thotë se taktika e vetme e Serbisë është zvarritja e dialogut. Ai shton se kjo lojë e Serbisë po mbaron si kapitull.

“Zvarritja është taktika e vetme që ka përdorur Serbia, blerje kohe. Por unë mendoj se kjo po mbaron si kapitull, edhe Brukseli, edhe Berlini dhe Uashingtoni e kanë të qartë se Serbia s’ka vullnet politik për të ecur përpara drejtë transformimit për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo ka qenë një lojë dhe deri tani ky vullnet politik mungon. Ndërsa, qëndrimet e Serbisë janë krejt të tjera prej asaj që është folur dhe premtuar qofshin ato bilaterale dhe brenda kornizave të dialogut”, theksoi ai.

Javën e ardhshme është paralajmëruar një takim në nivel të kryenegociatorëve të dialogut në Bruksel.

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, gjatë kësaj jave në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut, u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


Etiketimet

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

TË FUNDIT

Danimarka vendos taksën e karbonit

Parlamenti danez miratoi sot një taksë të re të karbonit, më e larta në Evropë, që do të paguhet nga kompanitë në sistemin evropian...

Vetëm tre serbë dalin në protestë kundër marrëveshjes për energjinë në Veri

Nën sloganin “Kush po e fikë dritën në veri”, vetëm tre qytetarë, anëtarë të Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe”, kanë protestuar sot në veri të...

Restaurimi i Notre Dame, nis puna për pastrimin e xhamave me ngjyra

Të pistë, të nxirë e të pluhurosur. Xhamat me ngjyra të dritareve të Notre Dame, në Paris, kanë nevojë për restaurim. Pasi i mbijetuan...

Liderët thirrje të përshpejtohet anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE

Liderët e 27-të të BE-së përfunduan samitin dyditor të qershorit duke miratuar sot konkluzionet, gjatë të cilit i dhanë statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë,...

Republikanët përshëndesin vendimin e abortit 

Dhjetra republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve u mblodhën në një konferencë shtypi të premten për të festuar vendimin e Gjykatës së Lartë që eliminon...