Opozita në Kosovë i kërkon Lajçak marrëveshje me njohje reciproke nga Serbia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë ditës së dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar tre krerët e partive opozitare në vend.

Temë kryesore në këto takime ishte dialogu Kosovë-Serbi, dhe opozitarët kërkuan që ky proces të përmbyllet me njohje reciproke, shkruan KosovaPress.

Fillimisht Lajçak takoi kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili përmes një postimi në Facebook njoftoi për këtë takim dhe atë që është diskutuar.

Sipas tij procesi i dialogut duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

“Mëngjesin e sotëm prita në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Zotëri Lajçak më informoi rreth zhvillimeve të fundit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapave të mëtutjeshëm që pritet të ndërmerren. Atë e njoftova me qëndrimet e pandryshuara të PDK-së për procesin e dialogut, i cili duhet të përmbyllet me marrëveshje finale dhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Krasniqi.

Më pas, Lajçak takoi edhe kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Nga ky takim u tha se kanë biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe procesin e dialogut, për të cilin proces Abdixhiku rikonfirmoi qëndrimin e tyre se procesi i dialogut duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Takim me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak zhvilloi edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në Facebook, Haradinaj tha se roli strategjik i SHBA-së për përfshirje në dialogun me Serbinë është i domosdoshëm, ndërsa theksoi se marrëveshja duhet ta ketë epilogun e njohjes reciproke.

“Në takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak, ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke mes dy vendeve. Gjithashtu z.Lajçak e falënderova për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.

Prej ditës së djeshme i dërguari special i BE-së, Miroslav Lajçak ka nisur një vizitë në Kosovë që do të zgjasë deri në 29 qershor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

FBI ‘zbarkon’ në Tiranë për sulmin kibernetik

Një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimin mbi sulmin kibernetik që goditi institucionet e vendit disa javë më parë. Lajmi...

Kosova duhet të japë mesazhe pozitive, Hoti kundër Kurtit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Albin Kurti për luftë, duke thënë se zgjidhja e problemeve...

Sherri mes fqinjëve që çoi në vrasjen e 60-vjeçarit në Maliq

Nesti Sotir, 60 vjeç u vra me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Gazetari i Euronews Albania në Korçë, Xhensil Shkëmbi raportoi se autori...

TË FUNDIT

FBI ‘zbarkon’ në Tiranë për sulmin kibernetik

Një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimin mbi sulmin kibernetik që goditi institucionet e vendit disa javë më parë. Lajmi...

Kosova duhet të japë mesazhe pozitive, Hoti kundër Kurtit

Ish-kryeministri Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Albin Kurti për luftë, duke thënë se zgjidhja e problemeve...

Sherri mes fqinjëve që çoi në vrasjen e 60-vjeçarit në Maliq

Nesti Sotir, 60 vjeç u vra me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Gazetari i Euronews Albania në Korçë, Xhensil Shkëmbi raportoi se autori...

Jo takimit Putin-Zelensky, Kremlini refuzon propozimin e Erdogan

Nuk ekzistojnë ende kushtet për një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov,...

Vritet me thikë një person në Maliq

Një person ka mbetur i vrarë me thikë mbrëmjen e së hënës në Maliq. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rëmbec të Maliqit. Viktima i identifikuar...


Sondazh