Lajçak mbyll sot vizitën në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimi Evropian për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, sot do të mbyllë vizitën e tij treditore në Kosovë.

Mëngjesin e sotëm do të mbahet një konferencë për media në prag të largimit të tij.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Lajçak ka takuar kryeministrin Albin Kurti si dhe liderët e partive opozitare parlamentare në selitë e tyre respektive.

Megjithatë, para se të lërë përfundimisht Kosovën, Lajçak do të ndalet edhe në pjesën veriore të vendit.

Zyra e Bashkimit Evropian, por edhe ajo e Lajçak, janë rezervuar për të treguar agjendën e vizitës atje.

Në qendër të vizitës së tij ishte padyshim dialogu por edhe çështja e mbi 1600 personave të pagjetur nga lufta e fundit.

Për këtë të fundit, pati një vizitë në muzeun e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur në luftë, zhvilloi një takim në Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur si dhe mori pjesë në shfaqjen e një filmi që tregon historitë e personave të pagjetur.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Mesa duket shumica e njerëzve kanë një ngjyrë të preferuar, ja cila është ajo

Kjo është ngjyra e preferuar e shumicës së njerëzve në botë – dhe ajo më pak e preferuara. Ndërsa mjetet statistikore u përmirësuan ndjeshëm gjatë...

Incidente në derbin Partizani-Tirana, portieri i bardhebluve goditet nga tifozeria

Incidente të rënda kanë shoqëruar derbin Partizani-Tirana që po luhet në ‘Air Albania’ që nga ora 19:00. Ndërsa Tirana udhëheq 0-2 në derbi, tifozët kanë...

Larg konsensusit për territorialen, PS e PD mblidhen edhe për reformë zgjedhore

E hëna e 3 tetorit pritet të fillojë me një anxhendë të ngjeshur parlamentare për ligjvënësit shqiptarë. Puna do të nisë fillimisht në komisionin...

TË FUNDIT

Dendias: Greqia ‘e hapur’ për bisedime me Turqinë nëse Ankaraja ndalon provokimet

Ministri i Jashtëm i Greqisë thotë se vendi i tij është i hapur për bisedime me Turqinë, por vetëm nëse Ankaraja ndal provokimet e...

‘Vera andrron detin’ në kinema, filmi mbi pabarazinë gjinore merr çmimin Golden Sun

Filmi kosovar ‘Vera andrron detin’ me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqit u shfaq premierë të shtunën për publikun. Vera, një grua në...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?