Italia inkurajon dialogun Kosovë-Serbi dhe se për këtë çështje duhet të gjendet një zgjidhje.
Kështu u shpreh nënsekretari Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Benedetto Della Vedova këtë të mërkurë në Prishtinë.
“Sa i përket dialogun Prishtinë-Beograd. Ne konsiderojmë se ky dialog duhet të përfshin edhe komunitetin që flet serbisht në Kosovë. Ne inkurajomë dialogun, si në aspektin dy palësh dhe në kuadër të mbështetjes së BE-së të përqendrohen në pikat kyçe që janë në gjetjen e një zgjidhje”, deklaroi ai.
Della Vedova theksoi mbështetjen e Italisë për liberalizimin e vizave.
“Italia gjithmonë e ka mbështetur dhe mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. Nuk ka kuptim që vetëm qytetarët e Kosovës të kenë nevojë për viza në Ballkanin Perëndimor. Urojmë që edhe vendet që kanë dyshime për liberalizim të vizave t’i largojnë ato”, tha ai.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, nënsekretari Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Benedetto Della Vedova, takoi krerët më të lartë institucional.
LEXONI GJITHASHTU