Të pagjeturit në Kosovë, Ramabaja rrëfen si humbi kontaktet me të birin në 1999

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shaip Ramabaja prej 23 vitesh nuk di asgjë për fatin e djalit, që u zhduk në moshën 27 vjecare.

Në vitin 1999 për t’u mbrojtur nga dhuna e forcave serbe, Bashkim Ramabaja mori armët dhe mbrëmjen e 18 prillit mbeti në mal.

“E kanë zënë parazitarët dhe e kanë marrë e kanë dërguar në burg në Lipjan ashtu siç kam të dhëna unë, e kanë maltretuar e rrahur çdo ditë ‘trego me kënd ke qenë ushtarë, ai nuk ka treguar. Më 12 qershor kur ka hy NATO i ka përzënë kriminelët, ai ka mbetur i fundit në atë dhomë në Lipjan, çka kanë bërë me të prej aty nuk kam asnjë të dhënë. Më ka humb djali”, u shpreh Ramabaja.

Pas shumë përpjekjesh për të zbardhur fatin e të birit, Ramabaja ka vetëm një lutje.

“Kam thënë o Zot mos ma merr shpirtin pa ditë diçka. Unë e kisha lutë Albin Kurtin me i dhënë zor ku janë, si janë, qoftë i gjallë, 99% nuk është, por në qoftë i gjallë jo vetëm ai por krejt me i gjetë, me pas një drejtim ku me shku me u lutë ndonjëherë, ketë e kisha lutë me i gjetë, sepse këta (qeveritë e kaluara) nuk kanë bërë asgjë vetën kanë bë hajgare me ne”, tha ai.

Më herët, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se çështja e të pagjeturve është prioritet për Qeverinë e Kosovës.

“Ata janë të zhdukur me dhunë dhe ne do të bëjmë maksimunim tonë në mënyrë që kjo çështje të sqarohet, zbardhet sa më parë sepse ankthi i familjarëve është mbase edhe më i madh sesa pikëllimi i tyre që nuk është vetëm i tyre…Ne kemi gatishmëri dhe interesim por nuk varet vetëm nga ne”.

Por nuk dihet nëse Kosova dhe Serbia do të mund të arrijnë një marrëveshje e cila do të shtynte përpara procesin për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak gjatë vizitës së fundit në Kosovë ka bërë të ditur se po punon për t’i bindur palët për nënshkrimin e një dokumenti për çështjen e personave të pagjetur.

Sipas Bajram Qerkini nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, nga Lajçak u është thënë se në rast të nënshkrimit të një marrëveshje mes palëve, do të ketë mbikëqyrje për zbatim nga bashkësia ndërkombëtare.

“Lus që të mos shkojnë pa përgatitë në Bruksel, mos të habitën të thuhen gjerat politike apo gjëra teknike me i përzi me çështjen e personave të pagjetur, edhe një send që duhet ta them, ka pranuar Lajcaku me kërkesën tonë, pasi të darkohet një marrëveshje pasi të shkruhet marrëveshja, gjithqysh të ketë një mbikëqyrës prej bashkësisë evropiane a po realizohen apo nuk po realizohen”, thotë ai.

Institucionet e Kosovës dhe shoqatat që përfaqësojnë familjet e personave të zhdukur, në vazhdimësi kanë kërkuar që Serbia të jap informacione për të zhdukurit me dhunë por të dhanët mbi varrezat e mundshme janë fshehur.

Në Kosovë vazhdojnë të mungojnë mbi 1600 persona të cilët janë zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

‘Misioni i Lipës, të mbushë thasët me lekë’, këngëtari i njohur kritika ‘Sunny Hill’

Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i ‘Ilirëve’, në një intervistë për Euronews Albania kritikoi ashpër babanë e Dua Lipës, Dukagjin Lipa, njëkohësisht...

Bllokimi mjeteve ujore, Xhameta: Tek ne jo, në Jug edhe mund të jetë shkelur ligji

Skerdilajd Xhameta, përfaqësues i mjeteve sportive ujore që operon në zonën e Durrësit tha se inspektimet nga policia ka pasur gjatë gjithë kohës, edhe...

‘S’më lanë të këndoj për Adem Jasharin’, Shemi flet pas incidentit në ‘Sunny Hill’

Një incident ka ndodhur në festivalin Sunny Hill. Incidenti ka pasur si protagonist Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i ‘Ilirëve’, i cili...

TË FUNDIT

‘Misioni i Lipës, të mbushë thasët me lekë’, këngëtari i njohur kritika ‘Sunny Hill’

Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i ‘Ilirëve’, në një intervistë për Euronews Albania kritikoi ashpër babanë e Dua Lipës, Dukagjin Lipa, njëkohësisht...

Bllokimi mjeteve ujore, Xhameta: Tek ne jo, në Jug edhe mund të jetë shkelur ligji

Skerdilajd Xhameta, përfaqësues i mjeteve sportive ujore që operon në zonën e Durrësit tha se inspektimet nga policia ka pasur gjatë gjithë kohës, edhe...

‘S’më lanë të këndoj për Adem Jasharin’, Shemi flet pas incidentit në ‘Sunny Hill’

Një incident ka ndodhur në festivalin Sunny Hill. Incidenti ka pasur si protagonist Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i ‘Ilirëve’, i cili...

Rriten infektimet nga COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jetë nga COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë tha se në 2418 testime...

Partizani shkarkon trajnerin në prag të Superligës

Dritan Mehmeti nuk është më trajneri i Partizanit. Ekipi ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin që mori drejtimin e ekipit e kuq në mes të sezonit të shkuar. Vendimi...


Sondazh