Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku është dorëzuar në polici, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicës për ndalimin ndaj tij dhe kërkesës për paraburgim ndaj të dyshuarve të tjerë që ishin të përfshirë në sulmin ndaj policëve në Skenderaj.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, caktimin e paraburgimit për të dyshuarit F.L., dhe A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Skënderaj ku u sulmuan dy efektivë, njëri nga të cilët i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.
LEXONI GJITHASHTU: