Në takimin mes të delegacionit amerikan të MCC-së dhe atij të Qeverisë së Kosovës në lidhje me Programin kompakt të MCC-së, u tha se ky program do të mundësojë një tranzicion të shpejtë dhe të drejtë energjetik në Kosovë, në një të ardhme me energji të ripërtëritshme.
Ndërkohë, u theksua domosdoshmëria e intensifikimit të procesit të ratifikimit dhe proceseve tjera teknike të cilat përshpejtojnë dhe hapin rrugën drejt zbatimit të projektit, shkruan KosovaPress.
Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli theksoi se ky program do t’i kursejë sistemit energjetik të Kosovës të paktën 15 milionë euro në vit.
Ministrja Rizvanolli pret që sa më shpejt të ratifikohet marrëveshje në kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të niës zbatimi i programit.
“Nga 236.7 milionë dollarë, 202 milionë vijnë si grant, mjete këto të cilat do të investohen në Kosovë pa pasur nevojë të kthehen, ndërsa, pjesa tjetër do të mbulohet nga Qeveria e Kosovës. Mbi 75 për qind të kësaj vlere janë investim kapital direkt, kurse ky do të jetë granti më i madh në histori të Kosovës gjë që edhe një herë shpërfaq dhe simbolizon partneritetin dhe miqësinë e thellë në mes dy vendeve dhe popujve tanë. Ky program do të sjellë në Kosovë rezerva të energjisë përmes baterive të kapacitetit të lartë, rreth 347 megavatë orë rezerva, të cilat do të kryejnë funksionin e stabilizimit të frekuencave të rrjetit, si dhe shfrytëzimit të energjisë së ruajtur gjatë natës për orët më të ngarkuara gjatë ditës që do të thotë ulje të importit të shtrenjtë të energjisë. Sa i përket baterive ky investim do të jetë i pari në rajon dhe një ndër më të mëdhenjtë në Evropë”, theksoi Rizvanolli.
LEXONI GJITHASHTU: