Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka theksuar të martën se nga auditimi i kryer në Telekomin e Kosovës, ka rezultuar se ka pasur humbje prej 10.8 milionë eurosh për vitin e shkuar.
Në një konferencë për media, Spanca prezantoi çështjet kryesore të paraqitura në raportet e auditimit të rregullsisë dhe performancës dhe parregullsitë kryesore, të cilat ZKA-ja i ka identifikuar përmes auditimeve të kryera për vitin 2021.
“Pjesën më të madhe të humbjeve e kishte Telekomi i Kosovës në shumën prej 10.8 milionë euro apo 66 për qind të totalit të humbjeve, ndërsa fitimin më të madh e kishte realizuar Termokos në shumën prej 1.9 milionë euro apo rreth 49 për qind nga totali i fitimit”, tha ajo.
Sa i përket Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ajo tha se humbjet nga keqmenaxhimi janë 800 mijë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rizvanolli: Sistemi energjetik i Kosovës do kursejë deri 15 mln euro në vit
- Investimet amerikane në Kosovë, pritet të firmoset marrëveshja për energjinë