Policia e Kosovës që nga mëngjesi është duke e zbatuar urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e pesë lokacioneve në Shtërpcë, komunën me shumicë serbe në rajonin e Ferizajt.
Aksioni i cili nisi herët në mëngjes është duke vazhduar në disa zona, shkruan KosovaPress.
Sipas informacioneve të para që vijnë nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, janë duke u larguar kamerat ilegale të vendosura në hapësirat publike.
Përmes tyre janë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës dhe këto informacione janë përcjellë në strukturat e sigurisë në Serbi.
LEXONI GJITHASHTU: