Personat mbi 60-vjeç në Kosovë mund të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19.
Sipas këtij vendimi, personat mbi 60 vjeç, që kanë marrë dozën e tretë të paktën katër muaj më parë, mund ta marrin edhe dozën e katërt.
“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, pa asnjë hezitim, për të parandaluar rritjen e rasteve të COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga kjo sëmundje”, thuhet në njoftim.
Në Kosovë, me dozën e parë dhe të dytë mund të vaksinohen të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, me dozën e tretë të gjithë personat mbi 18 vjeç.
Javët e fundit në Kosovë është vënë re një rritje e numrit të infektimeve me COVID-19.
Që prej marsit të vitit 2020, kur në shtet u regjistruan rastet e para e deri më 6 korrik 2022, Kosova ka regjistruar 230,054 raste me koronavirus dhe 3,140 vdekje.
LEXONI GJITHASHTU: