Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, janë shfaqur parullatë reja provokuese në veriun e Mitrovicës. “Nema predaje, KM ostaje” që në përkthim do të thotë, “Nuk ka dorëzim, Kosova rri (mbetet e Serbisë)”, është grafiti që është shkruar në disa lokacione në Mitrovicë të veriut, raporton KosovaPress.
Këto parulla pasojnë pas një sërë provokimesh që janë bërë nga strukturat kriminale në komunat veriore.
Disa nga to janë shkruar afër grafiteve të tjera ruse që u shfaqën në këtë pjesë pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU: