Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde deklaroi se vendimet qeveritare për reciprocitet me letërnjoftime dhe targat e automjeteve janë plotësisht legjitime dhe në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.
Deklaratën, Rohde e bëri këtë të mërkurë në takimin që pati gjatë ditës me presidenten Vjosa Osmani.
“Kënaqësi të takoja sot presidenten Vjosa Osmani dhe të diskutonim zhvillimet aktuale, përfshirë vendimin për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse-dalëse për datën 1 shtator në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Theksova se vendimet janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit”, shkruan dilpomati në Twitter.
Good to meet @VjosaOsmaniPRKS today and discuss current developments incl. decision to postpone implementation of decisions on license plates and entry-exit docs to 1 Sept in coordination with 🇺🇸/🇪🇺. I underlined that decisions are legitimate/fully compliant with BXL agreements. pic.twitter.com/pTceSmc6GU
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 3, 2022
Veriu i Kosovës u përfshi nga tensionet, pasi serbët lokalë vendosën barrikada në pikat kiftare në Jarinje dhe Bërnjak, më 31 korrik, duke shprehur kundërshtinë për reciprocitet për targat dhe dkoumentet, që ishte parashikuar të hynte në fuqi më 1 gusht.
Pas heqjes së barrikadave, qeveria e Kosovës vendosi ta shtyjë zbatimin e reciprocitetit më 1 shtator.
LEXONI GJITHASHTU