Kurti dhe Haradinaj përplasen për Veriun në Kuvend

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Veriu ka përplasur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit, ku ky i fundit kritikoi qeverinë për veprimet që lidhen me situatën e fundit në veri të vendit.

Pas kësaj, Kurti i ka thënë Haradinajt që të mos shesë moral meqë, sipas Kurtit, e njohin mirë.

Kurti ka thënë se nuk ka pasur luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar asnjëherë siç po ndodh aktualisht me qeverinë e drejtuar nga ai, shkruan KosovaPress.

“Dhe më lejoni të ua them me përgjegjësi të plotë se kurrë nuk ka pasur më shumë luftim të krimit e korrupsionit në veri e mbyllje të rrugëve ilegale sesa tash. A e kemi realizuar qëllimin, jo, por luftim të krimit e të korrupsionit më shumë se tani nuk ka pasur kurrë. Dhe për ta treguar më qartë këtë, vetëm ta keni parasysh që para 4 viteve kryekrimineli atje që është sot është pritur në zyrën e kryeministrit në Prishtinë, sot ka fletë arrest dhe është në listën e zezë të Thesarit amerikan, ky është dallim shumë i madh, madje nuk është as në veri të Kosovës, është në Serbi, a ka ardhur ne veri të Kosovës për një video, ky është dallim i madh prandaj ju lutem mos më shisni moral e patriotizëm se ju njohim mirë”, ka thënë Kurti.

Ish-kryeministri Haradinaj i është përgjigjur Kurtit se nuk mund të marrë meritat e veprimeve të amerikanëve për listë të zezë.

“Kryeministri tha ‘mos shit moral’ vërtetë nuk kam kujt me i shitë se i kisha shitë, atij që është bërë ‘good guy’ nuk e di çfarë drejtimi me i shitë moral ose me çfarë vlerash për shkak se ‘good guy’ nuk di me ju shitë moral, di me disa njerëzve që janë më të vërtetë dhe që e dinë çka po duan, edhe me ju shitë moral edhe me t’ju ndihmoj atyre që arritën ‘good guy’ është problem me ju shitë moral. Mos merr merita për listën e zezë, kush ka hy në listë të zezë, sepse atë e ka bërë Amerika, tregona çka po bëhet me Rakiqin tënd, njëjtë si ai tjetri është, ti jem me të në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Porti i Durrësit, Berisha: Rama dha 1.5 mln metër katror truall pa garë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me projektin për Portin e Durrësit,...

Begaj në Prishtinë: Liberalizimi i vizave për Kosovën, premtim i vonuar

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj deklaroi se liberalizimi i vizave për Kosovën është një premtim i vonuar. Deklaratën, Begaj e dha këtë të hënë në...

Osmani: Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë traktat për mbrojtje të ndërsjellë

"Është me rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë, për të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në...

TË FUNDIT

Dinamika, si ndodhi ngjarja ku u plagos punonjësi i IMT-së

Euronews Albania ka siguruar dosjen hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në kryeqytet, ku një 55-vjeçar plagosi punonjësin e...

Plagosi inspektorin e IMT-së, 55-vjeçari del para gjykatës

Prej orës 11:00 ka nisur vlerësimi i kushteve të arrestimit në flagrancë të shtetasit Qani Muça, ndaj të cilit rëndon akuza e "Vrasjes së...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?