Dua Lipa elektrizon Prishtinën, “Sunny Hill” thirrje për liberalizimin e vizave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mijëra qytetarë të Prishtinës kënduan dhe vallëzuan në Parkun e Gërmisë, me artistët që festivali Sunny Hill solli për ta. Ylli Dua Lipa nisi performancën e saj para publikut pas mesnatës.

Dua u kthye në Kosovë që të performonte në edicionin e tretë të Festivalit që sjell shumë emra të mëdhenj të muzikës botërore, por edhe lokale.

Ajo tha se ndihet falënderuese që e ka mundësinë të organizojë këtë festival në vendlindje.

Me parrullën “Set me free”, edicioni i sivjetëm bën thirrje për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Përderisa BE-ja vendos kufij rreth lirisë sonë, ne do ta mbajmë të gjallë dhe të lirë imagjinatën tonë”, tha Festivali në një njoftim në Facebook.

Festivali Sunny Hill, nisi të enjten dhe do të zgjasë deri më 7 gusht. Sipas organizatorëve, festivali do të ndiqet nga mbi 25 mijë persona ccdo ditë. Çmimet e biletave janë nga 70 deri në 350 euro.

Edicioni i parë i Festivalit Sunny Hill është mbajtur më 2018. Në Kosovë këtë verë po zhvillohen edhe ngjarje tjera të rëndësishme kulturore.

Përveç Fesitvalit Sunny Hill, nga 22 korriku deri më 30 tetor, Prishtina është mikpritëse edhe e Bienales Evropiane Nomade – Manifesta.

Ndërkaq, më 5 gusht, në Prizren nis Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Plagosi inspektorin e IMT-së, 55-vjeçari del para gjykatës

Prej orës 11:00 ka nisur vlerësimi i kushteve të arrestimit në flagrancë të shtetasit Qani Muça, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes së...

‘Shqipëria pa zot shtëpie’, Molla: Jo flamur të huaj në institucionet shtetërore

Leon Molla, një qytetar shqiptar i shpallur 'non grata" nga Turqia pasi ishte organizatori i një proeste ku u hoq flamuri turk në HEC-in...

Hoqi flamurin turk nga HEC-i i Mirditës, Molla: Jam “non grata” nga Turqia e Serbia

Leon Molla, është një qytetar shqiptar i cili u shpall "non grata" nga Turqia dhe u dënua me dy vite burgim nga Gjykata e...

TË FUNDIT

Flamuri turk nuk duhej të ishte vendosur në kullën e vrojtimit, thotë avokati

Avokati, Kastriot Frashëri thotë se flamuri turk nuk duhet të ishte vendosur në kullën e vrojtimit në plazhin e Gjirit të Lalëzit dhe se...

Bajram Begaj pritet me ceremoni shtetërore në Prishtinë nga Vjosa Osmani

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është pritur me ceremoni shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?