Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka dorëzuar një draft-rezolutë në Parlament, ku bëhet thirrje që vendi të njohë pavarësinë e Kosovës.
Goncharenko e ka bërë publike iniciativën e tij në rrjetin social Twitter, duke shkruar se shpreson që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur.
“Dorëzova në Parlamentin ukrainas një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të përkrahë demokracinë kudo në botë. Shpresoj që Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur”, ka shkruar ai.
I submitted to the Ukrainian Parliament a bill recognizing the independence of #Kosovo. Ukraine shares Western values and will support democracy anywhere in the world. I hope Ukraine will recognize #Kosovo‘s independence ASAP. pic.twitter.com/j9UpJL7OfY
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) August 6, 2022
Në një intervistë për “Euronews Albania” disa ditë më parë Goncharenko theksoi se Vuçiç po përdor në veri të Kosovës, të njëjtën strategji si Putin në Ukrainë.
Ukraina është në radhën e shteteve që ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU: