Kosova i ka ndaluar hyrjen në territorin e saj, shtetases ruse Daria Aslamova, për të cilën shumë shtete kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake të Rusisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sveçla theksoi se Aslamov ka vepruar si gazetare dhe ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus.
Ndalimi i shtetases ruse në pikën kufitar në veri të Kosovës, vjen në të njëjtën ditë pasi njësia për mbikëqyrjen e kufirit në Zubin Potok është sulmuar 10 herë me armë zjarri teksa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.
Ndërsa, disa ditë më parë, u shkaktuan tensione në Veri të Kosovës për shkak të vendimit për zbatimin e reciprocitetit të targave dhe letërnjoftimeve për serbët e veriut.
Këta të fundit bllokuan rrugët në shenjë proteste duke përdorur mjete të tonazhit të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU