Me iniciativë të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, Kuvendi i Kosovës së shpejti do të ketë dhomë të veçantë për gjidhënie për deputetet dhe punëtoret e këtij institucioni.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kurti u shpreh se kjo dhomë e veçantë do të jetë funksionale në muajin shtator.
“Është e re edhe për vetë Kosovën. Kuvendi do të jetë institucioni i parë që ka këtë dhomë që ka përshtatur, që t’iu ofrojë deputetëve që ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri dhe gjithashtu të gjitha të punësuarat e Kuvendit të Kosovës që janë në një situate të tillë. K
Kemi zhvilluar diskutim me shoqata që merren me këtë tematikë, ekspertë nga fusha e mjekësisë për të pare edhe zbatimin e ligjit për promovimin dhe mbrojtjen e gjidhënie dhe kemi ardhur në disa rekomandime. Një rej tyre, është që vendet e punës t;I përshtaten grave të punësuara”, theksoi ai.
Kurti deklaroi se kjo është një rekomandim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe UNICEF, që kanë për qëllim mirëqënien e fëmijës.
LEXONI GJITHASHTU