Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lipjanin pak para mesnatës ku si pasojë e të shtënave në një lokal ka mbetur i vdekur një person ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” ndërsa policia tha se informatën e kanë marrë në ora 23:40, shkruan KosovaPress.
Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se deri te ngjarja e rëndë ka çuar një mosmarrëveshje mes disa personave.
Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rastit i cili është cilësuar si vrasje e rëndë.
LEXONI GJITHASHTU: