‘Sunny Hill u mbajt ku e ka vendin’, Kurti pret Dua Lipën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim këngëtaren me famë botërore Dua Lipa.

Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se ka falënderuar këngëtaren Lipa dhe ekipin e saj për promovimin e Kosovës në skenën botërore përmes Festivalit Sunny Hill, festival që siç thotë u mbajt aty ku e ka vendin, në Prishtinë.

“U mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin. Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe vajzën tonë të artë, Dua Lipa, të cilën sot e prita në Kryeministri. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij. Duan e falënderova për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm”, shkruan Kurti.

Edicioni i sivjetshëm i Sunny Hill u shoqërua me polemika për mundësinë e zhvendosjes së tij në Tiranë, për shkak të mos dhënies së lejes për tokën nga Ministria e Planifikimit Hapësinor në Kosovë.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Libi, gjendet varri masiv me 42 trupa të djegur

Shërbimi i autoriteteve libiane të ngarkuara me kërkimin e personave të zhdukur njoftoi se 42 trupa të djegur u zbuluan në një varr masiv...

9 shtete evropiane mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Nëntë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë ofruar mbështetjen e tyre që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, dhe i kanë bërë thirrje...

6 arsye psikologjike përse njerëzit përfshihen në zënka 

Zënkat nuk janë asnjëherë të këndshme. Pavarësisht se më kë jeni zënë, me partnerin, një mik, koleg apo një familjar, një zënkë e fortë...

TË FUNDIT

8 shtëpi të ndërtuara në vende të pazakonta

Arkitektura mund të flirtojë me natyrën në mënyra ekspresive por delikate. Ideja në arkitekturë është shpesh për të harmonizuar, jo për të dominuar, peizazhet. Kjo mund të jetë...

Cili ka qenë viti më i keq në histori për të qenë gjallë?

Shkenca e ka gjetur edhe përgjigjen e kësaj pyetjeje të çuditshme... Përgatituni për të lexuar rreth një kohe në historinë e njerëzimit që duket sikur...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?