Rusët e padëshiruar në Kosovë, Aslamova e katërta që dëbohet brenda 1 viti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Daria Aslamova, gazetare ruse, është shpallur të dielën person i padëshirueshëm në Kosovë.

Me vendim të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, asaj i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet.

Autoritetet e Kosovës kanë shprehur vazhdimisht shqetësim për ato që i kanë konsideruar si fushata të Rusisë në Ballkan me qëllim të destabilizimit të rajonit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përmendur këtë çështje gjatë takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Uashington.

Putini do të vazhdojë të provojë të destabilizojë Evropën përmes Ballkanit Perëndimor. Ne do të na duhet përkrahja e SHBA-ve dhe aleatëve tanë Europianë, në mënyrë që t’i parandalojmë këto plane

Këto përpjekje të Rusisë i ka përmendur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të realizuar më 2 gusht.

Kurti ka thënë se fushata dezinformuese e Serbisë është duke u ndihmuar nga shteti rus.

Më 22 tetor të vitit 2021, institucionet e Kosovës kanë shpallur persona “non-grata” apo të padëshirueshëm dy diplomatë rusë që kanë punuar në këtë zyrë.

Më 31 dhjetor të vitit 2021, Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ka shpallur non grata (të padëshiruar) edhe një zyrtar rus të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Ata janë detyruar të largohen nga Kosova.

Rusia, kundërshtare e pavarësisë së Kosovës, ka formalizuar praninë e saj diplomatike në Kosovë tre vjet para shpalljes së pavarësisë, në vitin 2005.

Për hapjen e Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë ka qëndruar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Kosova atë kohë është administruar nga UNMIK me Soren Jessen-Petersen në krye, i cili së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Bajram Kosumi, kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes.

Pjesëmarrja e Kosumit në këtë aktivitet njihet si vizita e vetme e një zyrtari të Kosovës në Zyrën Ruse në Prishtinë.

Veprimtaria e kësaj zyre është e shfaqur fare pak në publik.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Vajza e ish-presidentit iranian arrestohet për ‘nxitje të rebelëve’

Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat në Iran, Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit, Akbar Hashemi Rafsanjani, u arrestua në kryeqytetin iranian nën...

Jennifer Lopez, vrasëse me pagesë në filmin e ri të Netflix

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez do të shfaqet në një formë krejt ndryshe nga çfarë e kemi parë më herët në aktrim. Këtë...

Vuçiç: Presion ndaj Serbisë, ndërkombëtarët duan të zgjidhin çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi të mërkurën se presioni dhe nervozizmi i ndërkombëtarëve për të zgjidhur çështjen e Kosovës është duke u rritur. Ai...

TË FUNDIT

Pse shqiptarët zgjedhin Anglinë? Flet përfaqësuesi i diasporës në Now

Daniel Nikolla, përfaqësuesi i diasporës thotë se qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë fushatë ndërgjegjësuese për të ndalur largimin e të rinjve, të cilët...

Kreshnik Spahiu: Tre ligjet gjermane që do ndihmojnë shqiptarët për t’u punësuar

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi në “Now” me Erla Mëhillin tre projektligje që pritet të kalojnë në Bundestag dhe do ndihmojnë shqiptarët për t'u punësuar. Ata...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?