LDK refuzoi takimin, Begaj: Nuk arrita t’i bashkoja partitë në një tavolinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë është takuar me krerët e institucioneve dhe krerët e opozitës, me përjashtim të drejtuesve të LDK-së.

LDK reagoi publikisht sot ndaj Begaj, duke thënë se ai refuzoi ta takojë kryetarin Lumir Abdixhiku në selinë e partisë, pasi ka kërkuar që ky takim të zhvillohej në Kuvendit e Kosovës.

Begaj, në një intervistë për RTK tha se pas ftesës që i kishte bërë drejtuesve të LDK-së për një takim në Kuvend, sikurse me drejtues të partive të tjera, ka marrë një përgjigje se ai ishte i mirëpritur në godinën e LDK-së, duke refuzuar kështu një takim në Kuvend.

“Unë jam president i Republikës së Shqipërisë dhe erdha në Kosovë për të biseduar si vëllai me vëllain, si me familjen time. Këto takime doja t’i mbaja në tempullin politik, që është kuvendi i atij vendi. Ftesa ime ka qenë mjaft e sinqertë për të gjitha partitë politikë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Sipas përgjigjes së LDK-së dërguar te stafi im, thuhej se presidenti Republikës së Shqipërisë është i mirëpritur në godinën e LDK-së”, tha Begaj.

Begaj tha se synonte t’i takonte të gjithë drejtuesit e partive shqiptare në një tavolinë, por kjo sipas tij kishte qenë pamundur prandaj i ka takuar ndaras.

“Ftesa ishte nga ana jonë, takimet ishin të paracaktuara. Erdha në Kosovë me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës. Doja që partitë politike shqiptare t’i takoja të bashkuara, në një tavolinë, nuk arrita dot, i takova ndaras”, deklaroi Begaj.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Libi, gjendet varri masiv me 42 trupa të djegur

Shërbimi i autoriteteve libiane të ngarkuara me kërkimin e personave të zhdukur njoftoi se 42 trupa të djegur u zbuluan në një varr masiv...

9 shtete evropiane mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Nëntë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë ofruar mbështetjen e tyre që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, dhe i kanë bërë thirrje...

6 arsye psikologjike përse njerëzit përfshihen në zënka 

Zënkat nuk janë asnjëherë të këndshme. Pavarësisht se më kë jeni zënë, me partnerin, një mik, koleg apo një familjar, një zënkë e fortë...

TË FUNDIT

8 shtëpi të ndërtuara në vende të pazakonta

Arkitektura mund të flirtojë me natyrën në mënyra ekspresive por delikate. Ideja në arkitekturë është shpesh për të harmonizuar, jo për të dominuar, peizazhet. Kjo mund të jetë...

Cili ka qenë viti më i keq në histori për të qenë gjallë?

Shkenca e ka gjetur edhe përgjigjen e kësaj pyetjeje të çuditshme... Përgatituni për të lexuar rreth një kohe në historinë e njerëzimit që duket sikur...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?