​Xhaferi: Ballkani i Hapur i paplotë, shpresë për zgjidhje të ngërçit me Bullgarinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi thotë se nisma rajonale “Open Ballkan” nuk do të jetë e plotë nëse në të nuk janë të kyçura të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Xhaferi, duke folur në një intervistë për Kosovapress për nismën në të cilën bëjnë pjesë Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia e që është ajo e Ballkanit të Hapur, thotë se nisma është në rregull në kontekstin ekonomik dhe social, porse pjesa politike është ajo që e definon statusin përfundimtar të çdo nisme.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina janë të tri vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që refuzojnë të bëhen pjesë e kësaj nisme.

“Nismat rajonale gjithsesi janë nisma fillestare të cilat duhet t’i hapin rrugë një bashkëpunimi më të ngushtë, por ai bashkëpunim duhet të jetë i plotë dhe supozoj e keni idenë rreth Ballkanit të Hapur si nismë nëse është pjesë e Procesit të Berlinit, për faktin se nga Procesi i Berlinit ka dalë ideja që në mikro-regjion të bëhet një bashkëpunim i propaguar, siç e propagojnë udhëheqësit e tre vendeve që aktualisht janë pjesë e asaj nisme, dhe ajo nuk do të jetë e plotë nëse nuk janë të gjithë të kyçur në atë nismë”, shprehet Xhaferi.

“Por, përsëri të ngarkuar nga raportet politike që i kanë vendet e caktuara po bëhet edhe përkufizimi i pajtueshmërisë apo mospajtueshmërisë për një nismë të tillë. Kështu që në kontekst ekonomik, kontekst social, gjithçka është në rregull por konteksti politik është ajo që e definon mandej edhe statusin përfundimtar të çdo nisme, qoftë kjo e fondit në mikro-rajon, qofshin nisma të tjera në të cilat ne bashkërisht marrim pjesë si gjashtë vende të rajonit”, thotë Xhaferi.

Veto bullgare vazhdon të mbajë peng procesin e integrimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat janë në një pako në rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Pavarësisht vlerësimeve nga raporti i Komisionit Evropian se Maqedonia e Veriut i ka plotësuar parakushtet për hapje të negociatave, vendi e përmbylli vitin pa mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, e cila do të shënonte edhe fillimin e negociatave.

Xhaferi thotë se Maqedonia e Veriut shpreson të gjendet zgjidhje dhe të hapen negociatat me BE-në.

“Shpresa gjithnjë nuk guxon të humbet dhe sinjalet që ka shpresë, Bullgaria gati një vit ka qenë pa qeveri politike, brenda një viti atje janë përsëritur zgjedhjet parlamentare, tanimë ka qeveri politike e cila nuk ka disa ditë që është në funksion dhe besoj që në komunikim të pandërprerë që bëhet shpresojmë që të gjendet zgjidhje e pajtueshme për të dy palët që të mundet të lejohet definitivisht mbajtja e konferencës ndërqeveritare për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Republikën e Shqipërisë për faktin që janë në pako në rrugëtimin për fillimin e negociatave me Unionin Evropian”, thotë Xhaferi.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here


 

Etiketimet

Bllokimi mjeteve ujore, Xhameta: Tek ne jo, në Jug edhe mund të jetë shkelur ligji

Skerdilajd Xhameta, përfaqësues i mjeteve sportive ujore që operon në zonën e Durrësit tha se inspektimet nga policia ka pasur gjatë gjithë kohës, edhe...

‘S’më lanë të këndoj për Adem Jasharin’, Shemi flet pas incidentit në ‘Sunny Hill’

Një incident ka ndodhur në festivalin Sunny Hill. Incidenti ka pasur si protagonist Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i ‘Ilirëve’, i cili...

Rriten infektimet nga COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jetë nga COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë tha se në 2418 testime...

TË FUNDIT

Bllokimi mjeteve ujore, Xhameta: Tek ne jo, në Jug edhe mund të jetë shkelur ligji

Skerdilajd Xhameta, përfaqësues i mjeteve sportive ujore që operon në zonën e Durrësit tha se inspektimet nga policia ka pasur gjatë gjithë kohës, edhe...

‘S’më lanë të këndoj për Adem Jasharin’, Shemi flet pas incidentit në ‘Sunny Hill’

Një incident ka ndodhur në festivalin Sunny Hill. Incidenti ka pasur si protagonist Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i ‘Ilirëve’, i cili...

Rriten infektimet nga COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jetë nga COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë tha se në 2418 testime...

Partizani shkarkon trajnerin në prag të Superligës

Dritan Mehmeti nuk është më trajneri i Partizanit. Ekipi ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin që mori drejtimin e ekipit e kuq në mes të sezonit të shkuar. Vendimi...

Shtrenjtohet bulmeti, shkak kostot e lëndëve të para dhe rënia e prodhimit vendas

Çmimi i bulmetit është rritur më shumë se 10% këtë muaj. Kompanitë e përpunimit thonë, se shkak për shtrenjtimin janë bërë lëndët e para, që po vijnë me...


Sondazh