Analisti Xhelal Neziri tha për Euronews Albania se për herë të parë në qeveritë e Maqedonisë së Veriut shqiptarët do të mbajnë poste kryesore të kabinetit.
Ai deklaroi se ministrat duhet të mendojnë më shumë për problemet e mëdha që kanë zonat ku banojnë shqiptarët.
“Është hera e parë që shqiptarë drejtojnë shtetin e RMV, pra në plot kuptimin e fjalës kanë pushtet në qeveri. Sa do të arrijnë të përmbushin objektivin që të zhvillojnë zonat me shumicë shqiptare, kjo pritet të shihet. Por gjithçka, edhe më parë, është varur nga performanca e njerëzve për rezultate konkrete. Nuk ka qenë pengesë, por ka qenë problem i kualitetit të kuadrove për mënyrën e zhvillimit të këtyre rajoneve”, tha analisti.