Nga 21 poste ministrore në RMV, 10 i kanë marrë partitë shqiptare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kabineti i ri qeveritar në Maqedoninë e Veriut do të ketë pjesë të saj 10 ministra shqiptarë nga 21 gjithsej. Në qeverinë e Dimitar Kovacevskit, shqiptarët do të përfitojnë 3 poste ministrore më shumë krahasuar me qeverinë e Zoran Zaev. Kjo për faktin se LSDM për të pasur shumicën në pushtet bëri koalicion me partinë shqiptare Alternativa.

Por analistët në Maqedoninë e Veriut thonë se fuqia reale e shqiptarëve përpos posteve ministrore nuk është reale. Ata e shohin si një dobësi të LSDM-së, e cila pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale i hapi rrugë një koalicioni të gjerë më partitë shqiptare me qëllim mbajtjen e pushtetit.

“Kompozimi i qeverisë është bërë vetëm për të mbajtur LSDM pushtetin. Por në këtë pikë edhe partitë shqiptare, përfituan nga dobësia e partisë në pushtet dhe i rritën kërkesat e tyre. Këtu nuk përjashtohet as BDI e cila i ka rritur ndjeshëm kërkesat”, tha analisti Vlladimir Bozhinovski.

Ndryshe mendon analisti shqiptar Albert Musliu.

“Dy herë në Maqedoni kemi pasur raste kur partitë maqedonase kanë pasur shumicë absolute dhe nuk kanë pasur nevojë për parti shqiptare për të bërë shumicë në parlament. Por sërish kemi pasur parti shqiptare edhe në ato dy qeveri. Nuk do të pajtohesha se numri i ministrave shqiptarë ose numri i ministrave që ka marrë Alternativa janë shumë, ngase ato reflektojnë numrin e votuesve dhe deputetëve”, tha Musliu.

Gjashtë nga ministrat shqiptarë në Qeverinë e re vijnë nga BDI, 3 nga Alternativa dhe një nga LSDM. Përveç rritjes së numrit të ministrave shqiptarë, partitë shqiptare do të vazhdojnë të udhëheqin poste të rëndësishme. Diplomacia, Financat, Shëndetësia, Arsimi dhe të tjera do të udhëhiqen nga drejtues shqiptar. Gjithashtu edhe kryetari i Parlamentit, një ndër postet më të rëndësishme në vend, vazhdon të jetë shqiptar edhe në mandatin e dytë radhazi.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

‘Shpërthejnë’ rastet me COVID në Francë, mbi 200 mijë të infektuar në ditë

Rastet me COVID-19 kanë shpërthyer në Francë, duke arritur kulmin këtë të martë me 200 mijë infeksione ditore. Farmacitë në mbarë vendin nuk arrijnë të...

Autori i vrasjes së gazetares malteze: Do tregoj emrat ‘Vip’ të përfshirë

Personi që realizoi shpërthimin që i mori jetën gazetares së njohur malteze Daphne Caruana Galizia ka pranuar krimin në një intervistë për agjencinë e...

Katër policë të lënduar nga protesta në Shkup, thotë ministri maqedonas

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski deklaroi se 4 policë janë lënduar, si pasojë e protestës së dhunshme në...

TË FUNDIT

Protestuesit në Shkup godasin forcat policore në hyrje të Parlamentit

Protestues të shumtë janë mbledhur para godinës së Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, ku protestohet kundër propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Ata...

Parlamenti i Bashkimit Evropian miraton hyrjen e Kroacisë në eurozonë

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë votuar pro kërkesës së Kroacisë për t'u bërë anëtare e eurozonës, teksa vendimi do të zbatohet plotësisht vitin e...