Maqedonia e Veriut ka regjistruar të enjten tetë viktima dhe 1,865 raste të reja me coronavirus.
Sipas të dhënëve të Ministrisë së Shëndetësisë numri i përgjithshëm i viktimave nga kjo sëmundje ka arritur në 8,070, shumica prej tyre janë në Shkup.
Sipas të dhënave të publikuara, 70 për qind e rasteve janë me variantin Omicron. Numri i rasteve aktive ka arritur në 14,545.
Janë shëruar 784 persona ndërsa në spitalet e Maqedonisë së Veriut ka më pak se 100 persona të shtruar në spitale dhe gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.
Komisioni i Sëmundjeve Infektive ende nuk ka dalë me masa të reja mbrojtëse, edhe pse Ministria ka paralajmëruar diçka të tillë më herët gjatë javës.
Procesi i vaksinimit ka shënuar rritje pas festave të fundvitit.
Deri më tani me nga dy doza janë vaksinuar 856 mijë persona apo rreth 45 për qind e popullatës.