Nikolla Gruevski dënohet me 7 vjet burg për pastrim parash

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski u dënua me 7 vite burg nga Gjykata Penale e Shkupit, për rastin “Parcelat në Vodno” të inicuar nga ish-Prokuroria Speciale.

Ai u dënua për pastrim parash pasi kishte shfrytëzuar paratë e donacioneve për partinë e tij për të blerë prona të patundshme për vete, por duke i regjistruar në emra të personave të tjerë.

Gazetarja e “Euronews Albania” në Shkup , Ferikan Iljazi thotë se ky është dënimi i tretë për Gruevskin, por nuk dihet nëse ish-kryeministri do t’i vuajë dënimet për shkak se ndodhet në Hungari që prej vitit 2018.

“Është dënimi i tretë për Gruevskin. Ish-kryeministri është në arrati në Hungari dhe nuk dihet nëse do t’i vuajë dënimet në Maqedoninë e Veriut. Ai po i komenton dënimet e dhëna ndaj tij në rrjetet sociale. Sipas Gruevskit janë shantazhuar bashkëpunëtorët e tij”, u shpreh gazetarja.

Iljazi informoi se bashkëpunëtorët e Gruevskit kanë pranuar faktin se kanë pastruar para në mënyrë që ish-kryeministri të blejë prona të patundshme në Maqedoninë e Veriut.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

‘Stuhi’ politike në Uashington pas Bastisjes së Trump nga FBI

Bastisja e pronës së Donald Trump nga agjentët e FBI-së ka shkaktuar një stuhi politike në mbarë Shtetet e Bashkuara. Për mbështetësit e miliarderit të...

Lista e qyteteve më të mira për të jetuar në vitin 2022

Raporti i Indeksit Global të Jetueshmërisë publikohet çdo vit nga The Economist Intelligence Unit. Dhe për herë të tretë në 5 vitet e fundit, Viena...

‘Paratë e BE për inceneratorët’, AZHBR: Sulme politike, fondet monitorohen

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural mohon akuzat se fondet e Bashkimit Europian janë shpërdoruar. Ajo thotë se të gjitha paratë që vijnë nga Europa...

TË FUNDIT

Tërhoqi zvarrë qenin me makinë, arrestohet 55-vjeçari nga Vlora

Policia e Vlorë ka arrestuar një 55-vjeçar pasi tërhoqi zvarrë me makinë një qen. Policia sqaron se pas publikimit në rrjetet sociale të pamjeve të...

‘Nxorën Elvana Gjatën në vendin tim’, Shemi: Nuk dinte as tekstin

Shemsi Krasniqi, i njohur ndryshe si Shemi i ‘Ilirëve’ u shpreh i indinjuar për incidentin e ndodhur në ‘Sunny Hill’, ku ai nuk u...

Sondazh