Në Forumin e katërt ekonomik të Tiranës, ishte dhe ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, i cili foli për krizën energjetike në vend dhe rajon.
Ai tha se për të mbrojtur familjet dhe bizneset, qeveria po subvencion 80% të çmimit të energjisë, ndërkohë që ka dhënë 172 milionë euro për operatorin energjetik.
“RMV ka ndarë 172 milionë euro për të rritur likuiditetin e kompanisë shtetërore ESM, si shtesë subvencionojmë 80% të energjisë elektrike nëse bazohemi në çmimin e tregut”, u shpreh ai.
Një ndër synimet është edhe përmbushja e nevojave të RMV-së për gazin natyror, për të qenë edhe konkurues në rajon, bëri me dije Bekteshi.
“Në dy vitet e ardhshme do ta trefishojmë kapacitetin instalues në RMV sa i përket burimeve të energjisë elektrike”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU: