Prej tre ditësh, Kuvendi në Maqedoninë e Veriut është thuajse jo funksional për shkak të bllokimit që po i bën partia opozitare VMRO DPMNE.
Kjo parti insiston për zgjedhje të parakohshme parlamentare në të cilat është e bindur se do të dalë fituese, ndërsa partia në pushtet LSDM vlerëson se nuk është koha për zgjedhje.
Sipas LSDM-së, shtetit i duhet një qeveri stabile për ta menaxhuar krizën ekonomike dhe për të vazhduar rrugëtimin euroatlantik. Ata thonë se mbajtja e zgjedhjeve të reja do ta dëmtojë vendin.
Bllokimi aktiv i Kuvendit vjen si taktikë për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi opozita që doli fituese në zgjedhjet lokale, e quan jo-legjitime qeverinë aktuale.
Partitë e tjera opozitare pajtohen se vendi duhet të shkojë të zgjedhje të parakohshme, por jo me veprimet e marra nga VMRO DPMNE.
LEXONI GJITHASHTU