Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias po qëndron sot për vizitë zyrtare në Shkup, ku do të pritet nga homologu i tij nga Maqedonia e Veriut Bujar Osmani dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se shefat e diplomacisë të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut do të flasin për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, avancimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat.
Fushat përfshijnë ekonominë, tregtinë dhe energjetikën, por edhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.
LEXONI GJITHASHTU: