VMRO-DPMNE interpelancë ndaj Talat Xhaferit për ‘shkelje dhe keqmenaxhim’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut VMRO-DPMNE do të dorëzojë iniciativë për interpelancë ndaj kryetarit të Parlamentit Talat Xhaferi për shkak të, siç thonë ata, të shkeljeve dhe keqmenaxhimit.

Koordinatori i grupit parlamentar të kësaj partie Nikolla Micevski tha ditëve të fundit se Xhaferi ka dëshmuar se nuk është i denjë për atë post.

Ai pretendon se Xhaferi ka mbyllur deputetët në sallën e Kuvendit me çelës dhe ka ofenduar të punësuarit në Parlament.

“Për Talat Xhaferin nuk ekziston rregullore apo të drejta të njeriut. Ky autokrat ka hyrë në film se është i paprekshëm, prandaj doemos duhet të shkojë sa më larg nga tempulli i demokracisë. Ky është njeriu që ia lejon vetes të hedhë në shportë amendamente të opozitës, të nënçmojë të punësuar në Parlament të cilët refuzojnë t’i zbatojnë urdhrat e tij të paligjshme”, tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO DPMNE në Parlament.

Por, kabineti i Xhaferit thotë opozita po e shkel demokracinë dhe se vendimi për mbylljen e dyerve ka qenë në përputhje me rregulloren e shtëpisë ligjvënës në momentin kur votohet në mënyrë nominale.

“Dyert e sallës ishin të mbyllura që shërbimet e Kuvendit të konstatojnë numrin e deputetëve të pranishëm, për të parë nëse ka kuorum për votim. Neni 97 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, parashikon që gjatë votimit nominal të deputetëve, dyert e sallës në të cilën mbahet seanca e Kuvendit të mbyllen dhe nuk lejohet hyrja dhe dalja e deputetëve derisa zgjat votimi”, sqaron zyra e shtypit e Parlamentit.

Tashmë prej disa ditësh opozita në RMV, VMRO-DPMNE po proteston në Parlament duke bllokuar ligje dhe punën e Kuvendit, duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Kovaçevski: Deputetët do vendosin në Kuvend në lidhje me propozimin francez

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi se deputetët do të vendosin në Kuvend në lidhje me pranimin e propozimit francez, çka do...

Michel: Nëse RMV-ja pranon propozimin francez, hapen negociatat

Nëse Maqedonia e Veriut pranon propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, Konferenca e Parë Ndër Qeveritare do të mbahet në ditët në...

Ylli i basketbollit amerikan e arrestuar në Rusi i kërkon ndihmë Bidenit

Brittney Griner, superylli amerikan i basketbollit, i ka shkruar presidentit amerikan Joe Biden duke iu lutur për ndihmë. Griner është arrestuar në Rusi prej më...

TË FUNDIT

Telekomi i Kosovës humbi rreth 11 mln euro nga keqmenaxhimi

Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka theksuar të martën se nga auditimi i kryer në Telekomin e Kosovës, ka rezultuar se ka...

Separatistët pro rusë thonë se Ukraina ka bombarduar Donetskun

Forcat ukrainase bombarduan qytetin e Donetskut në Donbas të martën, tha përfaqësuesi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR), sipas agjencisë shtetërore ruse...