Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ndodhet sot në Kiev për t’i takuar me homologun e tij, Dmitro Kuleba dhe përfaqësues të lartë shtetëror nga Ukraina.
Ministrat pritet të diskutojnë për agresionin ushtarak rus dhe mënyrat se si bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, mund të ndihmojnë.
Në Kiev, Osmani u prit nga Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krum Efremov, i cili këtyre ditëve u kthye në kryeqytetin e Ukrainës dhe së bashku me anëtarët e tjerë të misionit diplomatik, vazhdon ta kryejë funksionin e tij.
LEXONI GJITHASHTU: