Në Maqedoninë e Veriut nuk do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.
Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka deklaruar se pas takimit me partnerët e koalicionit qeverisës, është theksuar rëndësia që ka stabiliteti politik për vendin.
Ndaj, ata kanë nënshkruar deklaratën për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në kohën e rregullt të tyre, në vitin 2024.
Ahmeti kërkoi reflektim nga opozita maqedonase dhe ndërprerjen e bojkotit për t’u rikthyer në Kuvend.
Mijëra qytetarë iu bashkuan protestës së mbrëmshme të partisë opozitare maqedonase VMRO DPMNE, para godinës së qeverisë në Shkup.
Me protestën e quajtur “U bë e tepërt” opozita kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi qeveria aktuale sipas tyre ka dështuar në menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike.
Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kritikuar edhe qasjen e qeverisë në negociatat me Bullgarinë.
LEXONI GJITHASHTU