Lideri i opozitës dhe kryetari i partisë VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski ka deklaruar se nëse kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski nuk pranon pranon propozimin francez, ai do të heqë dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme.
Deklartën, Mickoski e dha këtë të dielë pas takimit me kreun e qeverisëm Kovaçevski në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, shkruan MKD.
“As për mua personalisht, as për VMRO-DPMNE-në, këto dy dokumente nuk janë të pranueshme. Unë i ofrova Kovaçevskit që të dalë dhe ta refuzojë këtë që është paraqitur si propozim dhe unë të tërhiqem nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, u shprej Mickoski.
Më herët, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi pas mbledhjes se propozimi i ri francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë është i pranueshëm.
Kjo sipas tij, pasi bëhet fjalë për një kompromis kalimtar, për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
LEXONI GJITHASHTU