Përplasje mes 2 grupeve në RMV, arrestohet shqiptari që qëlloi me armë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në ditën e pestë të protestës kundër propozimit francez në Shkup një pjesë e protestuesve tentuan të hynin në Çarshinë e Vjetër dhe u përleshën me shqiptarët në sheshin “Skënderbeu”.

Mijëra protestues po marshonin nga Qeveria drejt Kuvendit,  por një pjesë e tyre janë drejtuar drejt sheshit ku dhjetëra shqiptarë u kundërpërgjigjën me gurë e sende të forta.

Sipas raportimeve, një shqiptar, pronar i hotelit pranë sheshit “Skënderbeu” në Shkup, ka drejtuar armë zjarri dhe ka shtënë dy herë në ajër.

Kryetari i partisë opozitare maqedonase Hristijan Mickoski publikoi fotografinë e shqiptarit me mbishkrimin “Ky është personi që duhej të më vriste sonte”.

Sipas informacioneve, shqiptarë që nxori armën tashmë është arrestuar. Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa protestuesit vazhduan protestën para Kuvendit.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Mickoski theksoi se protesta do të do vijojë dhe bëri thirrje për përkrahje sa më masive. Protestuesit kundërshtojnë propozimin francez i cili do të zgjidhte mosmarrëveshjet mes Shkupit dhe Sofjes, sipas tyre ky propozim nuk njeh gjuhën dhe historinë maqedonase.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Gledis Nano ‘zbarkon’ në Vlorë pas atentatit me dy të vrarë

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Gledis Nano ka shkuar mbrëmjen e së premtes në Vlorë pas ngjarjes e cila tronditi këtë qytet...

Dua Lipa ndan me fansat foto nga Jugu

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka ndarë me fansat e saj në Facebook disa foto nga pushimet që po vijon në bregdetin...

Prej 6 vitesh trajner i Kofshës: Është sportist i përmasave të mëdha

Rezultatet janë prej punës dhe disiplinës. Kështu u shpreh për Euronews Albania trajneri Leonard Toska. Ai ka stërvitur prej 6 vitesh 17-vjeçarin, Ertjan Kofsha i...

TË FUNDIT

Mbi 3 mijë ukrainas të ikur nga lufta strehohen në Shqipëri

Në Shqipëri po strehohen aktualisht mbi 3 mijë shtetas ukrainas, qysh nga nisja e sulmit rus ndaj Ukrainës 6 muaj më parë. Ambasadori ukrainas në...

Dritan Abazoviç propozon ristrukturim të qeverisë në Mal të Zi

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic tha se nëntë deputetë nga deputetë të Lëvizjes Ura dhe Partisë Socialiste popullore të Malit të Zi...

Sondazh

A duhet të ndalohen skafet dhe motorët e ujit pas tragjedisë së Himarës?