Referendumi kundër Bullgarisë, VMRO-DPMNE dorëzon kërkesën në Kuvend

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

VMRO-DPMNE zyrtarisht dorëzoi në Parlament iniciativën për nisje të Referendumit kundër Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë.

Sipas Kushtetutës së Maqedonisë së veriut, parlamenti mund te japë miratimin për mbajtjen e referendumit, nëse arrihet të mblidhen 150 mijë firma.

“Mund të informojë se janë mbledhur më shumë se 650 nënshkrime për jo më shumë se gjysmë ore dhe siç paralajmëruam, sot do t’ia dorëzojmë iniciativën Kuvendit. Shpresoj se, do të ketë ende deputetë me vetëdije kombëtare që do të japin mbështetje për iniciativën, sepse në fund të ditës, nëse kjo iniciativë nuk është në rregull, kalon në seancë plenare ku duhet të deklarohen deputetët për rregullshmërinë ose pa-rregullshmërinë e së njëjtës”,  u shpreh Nikolla Micevski, deputet i VMRO DPMNE-së.

Komisoni Parlamentar për Sistem Politik dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës duhet të konstatojnë nëse iniciativa qytetare është conform ligjit ose jo. Në rast se iniciativa miratohet në Kuvend, atëherë vijon faza e mbledhjes së firmave për mbajtjen e referendumit.

Nëse mbahet referendumi, qytetarët duhet të deklarohen “për” ose “kundër” Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Partia në pushtet LSDM përkrah idenë e një refendumi paravësisht pyetjes pasi është mjet demokratik. Nga ana tjetër, maxhoranca shprehet se nuk është koha apo ide e mirë që të preket një marrëveshje që vlerësohet se ka çuar para marrëdhënies mes dy shteteve.

“Organizimi i referendumit është e drejtë demokratike dhe ne si demokraci plurale dhe shtet demokratik çdoherë jemi në anën e njëjtë me respektimin e mundësive dhe të drejtat që i kanë të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe partitë poliitke. Por thjesht, mendoj se në kohë të krizës, në kohë të gjendjes së vështirë ekonomike dhe energjetike në Evropë, botë dhe shtetin tonë, këto janë iniciativa të tepërta dhe procese retrograde, të cilat e kthejnë shtetin në disa kohëra të errëta, izoluese”, theksoi Martin Kostovski, deputet i LSDM-së.

Edhe ish kryeministri Zoran Zaev i cili ka nënshkruar Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë shprehet se vetëm 25% e qytetarëve që janë mbështetës të VMRO DPMNE-së janë pro referendumit. Ia shtoi se ka vullnet për përfshirjen e bullgarisë në ndryshimet kushtetuese dhe se me marrëveshjen nuk është cënuar gjuha dhe identiteti maqedonas.

LEXONI GJITHASHTU

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Fitorja e Melonit, senatori italian flet ekskluzivisht në ‘Now’

Liderja e Partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e përgjithshme. Ajo pritet të jetë kryeministrja e parë femër e Italisë,...

Bushati sulmon Yuri Kim: Hipokrite, po bën diversion brenda opozitës

Analisti Andi Bushati thotë se sjellja aktuale e ambasadores amerikane Yuri Kim karshi ish-presidentit Ilir Meta tregon hipokrizi. Në emisionin Now, në Euronews Albania Bushati...

Bushati: Kim ngazëllehet sot pas Metës, dje s’e linte të përdorte flamurin amerikan

Analisti Andi Bushati u tregua kritik ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim pas takimit që kjo e fundit zhvilloi me Ilir Metën si kryetar i...

TË FUNDIT

Refuzon të shkojë në luftë, burri rus i vë flakën vetes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Ryazan në Moskë. Sipas mediave të huaja, një burrë me origjinë ruse i ka vënë flakën vetes...

Vllaznia humbet në Vlorë, ndeshja vuloset 2 -1 që në pjesën e parë

Flamurtari ka surprizuar në Vlorë teksa në ndeshjen e parë të 116 të finales së Kupës së Shqipërisë mposht 2 me 1 Vllazninë e...

Sondazh

A mendoni se duhet të hapen dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit?