English

Rama: Administrata publike nuk është çerdhe e të këqijave, pse duhet të krenohemi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama është shprehur se administrata publike nuk është çerdhja e të gjitha të këqijave në vendin tonë.

- Advertisement -

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi për prezantimin e planit të motivimit të administratës publike.

Rama tha se më parë administrata publike ka qenë e angazhuar kryesisht në shërbimin e drejtpërdrejtë me qytetarët, ndërsa sot sipas tij, 95 % e këtyre shërbimeve janë online.

Ai tha gjithashtu se mazhoranca duhet të krenohet se trajtimin e rasteve të korrupsionit në nivelet e larta, pasi sipas tij, ky nivel korrupsioni ka ekzistuar edhe më parë, por nuk trajtohej.

“Fleksibilitetin në punë ka qenë e pamundur ta mendoje për shkak se numrin më të madh të punonjësve e kishim të angazhuar në shërbimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.

Sot shërbimet i afrojmë në 95% të tyre online. Sot nuk ka më radhë, që të presësh, që të shkosh dhe të rrish në sportele. Por administrata nuk është çerdhja ku janë mbledhur gjithë djajtë dhe ndodhin gjithë gjërat e këqia.

E shoh dhe e vlerësoj punën tuaj si një aset të rëndësishëm kombëtar. Fakti që po ekspozohen dhe trajtohen rastet e korrupsionit deri në nivelet më të larta, është një tregues që ne nuk kemi pse të ulim kokën, por duhet të krenohemi që shyqyr që po ndodh, pasi ka qenë një fakt i njohur niveli i korrupsionit”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?