English

Rama: Burg për të pabindurit, lehtësira për qytetarët e bizneset

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri, Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do të ketë disa masa më lehtësuese sa i takon lëvizjes së qytetarëve dhe qarkullimit të automjeteve. Por, nga ana tjetër thekoi se do të forcohen ndëshkimet për të pabindurit që nuk respektojnë rregullat.

- Advertisement -

Z. Rama këtë e argumentoi me papërgjegjshmërinë e treguar nga një grup i vogël njerëzish që kanë sjellë dhe rritjen e numrit të personave të infektuar nga COVID-19. Si shembull, ai përmendi sjelljen e qytetarëve në tregun e zonës së Kombinatit në Tiranë.

“Duam të lehtësojmë pak lëvizjen, tanimë që kemi konsoliduar dhe mekanizmin online për leje-daljet. Duam të lehtësojmë pak më shumë shërbimet bankare. Duam të lehtësojmë dhe lëvizjen e automjeteve private”, deklaroi kreu i qeverisë.

Kreu i qeverisë gjithashtu foli për lehtësimin e masave për njësitë tregtare përveç lokaleve, restoranteve, palestrave, etj, që sjellin grumbullimin e shumë njerëzve.

“Do autorizojmë hapjen e dyqaneve, ku do kërkohet me detyrim pajisja e maskave dhe doreza dhe rregulla strike, shkelja e të cilave do të mbyllje me mbyllje, konfiskim malli deri ne heqje lirie”, u shpreh z. Rama. “Do të zgjasim fashot e orareve, por paralelisht do të rrisim ndëshkimet. Do të shkojmë deri në heqje lirie për ata që shkelin oraret e daljes për pazar që edhe mund ta zgjasim pak”, tha ai.

Por pavarësisht se kryeministri foli për masa lehtësuese, ai theksoi se rregullat e vendosura deri tani do të vijojnë të qëndrojnë në fuqi dhe për disa ditë, duke mos përcaktuar një datë për hyrjen në fuqi të lehtësirave.

Nga ana tjetër Kryeministri foli për forcimin e ndëshkimeve për ata që shkelin rregullat duke shkuar deri në burgosje. “Më e keqja jo nuk ka kaluar, por nuk ka ardhur akoma dhe kjo nuk është çështje oraresh, është çështje rregullash. Tiranë, Durrësi, Shkodra dhe Lezha mund të bëhen Vatërloja jonë nëse nuk i shtrëngojmë fort vidat e zinxhirit të mbrojtës”, deklaroi më tej z. Rama.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?