Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar Komisionerit të Bashkimit Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič aplikimin e Shqipërisë për tu bërë pjesë e këtij mekanizmi.
Rama bëri dorëzimin e aplikimit, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Lenarčič, në selinë e Kryeministrisë.
”Dua ta falënderoj Komisionerin dhe e pamë të udhës që dorëzimin e letrës së interesit për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë union, ta bëjmë edhe publikisht me firmën e Ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë dhe nëpërmjet meje”, tha Rama.
Kryeministri theskoi faktin se ky mekanizëm i erdhi në ndihmë Shqipërisë gjatë tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë së Covid-19.
”Tërmeti është një moment jashtëzakonisht me peshë në këtë mbështetje, por dhe çfarë pasoi me pandeminë, përsëri ishte mbështetja e këtoij unioni të mbrojtjes civile që na i lehtësoi plagët dhe përballken me armikun e padukshëm”, u shpreh kreu i qeverisë.