English

Rama: Numri i të infektuarve do të rritet, masat mund të përshkallëzohen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri, Edi Rama ka shprehur një falënderim për të gjithë qytetarët që i janë bindur urdhrit për t’u izoluar në shtëpi dhe për të mos lëvizur me automjet. Z. Rama përmes një videoje nga shtëpia e tij në Surrel, tha se kjo është e vetmja rrugë për të luftuar me coronavirusin.

- Advertisement -

Kreu i qeverisë tregon se po shfrytëzon këtë kohë për të punuar nga shtëpia dhe po kalon më shumë kohë me djalin e vogël, Zahon.

“Ja ku më keni dhe mua hy e dil nga brenda shtëpisë, jashtë në ballkon sepse jo vetëm që nuk ka ofiq dhe gjatësi që na dallon në këtë mes, po dhe shoferët e truprojës nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre dhe të lënë familjet dhe asnjë urgjencë e jashtëzakonshme s’më detyron mua që të dal bashkë me ata”, shprehet, z. Rama.

Kreu i qeverisë tha se drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat mund të humbasin patentën përfundimisht dhe të ndalohet për disa vjet të hyjnë në kurs për ta rimarrë. Të njëjtin rregull përsëriti dhe për ata që do të abuzojnë me çmimin e ushqimeve dhe ilaçeve.

Nga ana tjetër, sa i takon numrit të personave të infektuar, ndonëse numri sot ka arritur në 33, Kryeministri paralajmëroi se do të ketë rritje të mëtejshme, gje e cila do te shoqerohet dhe me masa te tjera shtrenugese..

“Sot numri i të prekurve ka arritur në 33 dhe duhet të dimë që do të vazhdojë të rritet, sepse siç na e shpjegon eksperienca botërore, kurbën e epidemisë së coronavirusit nuk kemi në dorë ta ndalim por vetëm ta ngadalësojmë. Masat shtrënguese do të vazhdojnë dhe mund të përshkallëzohen”, theksoi z. Rama.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?