Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër masë lehtësuese në kuadër të asaj që ai e quan luftë me COVID-19.
Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, kreu i qeverisë lajmëron se të gjithë famijarët dhe bizneset e vogla që kanë humbur punën për shkak të krizë nga COVID-19 do të përjashtohen nga qiraja mujore.
Nga kjo masë lehtësuese do të përfitojnë edhe studentët që jetojnë me qira.
“Me aktin normativ për masat e veçanta do të ndalohen pagesat e qirave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të luftës.
Kush ka humbur punën në të zezë dhe ka këtë hall, mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin! Kjo masë mbështetëse vlen edhe për studentët që jetojnë me qera.
Qiradhënësit do të ndalohen t’u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qirasë përkatëse.
Për çdo rast presioni nga qiradhënësit, subjektet qiramarrës të dy kategorive të mësipërme, të drejtohen në faqen online të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve.
Kjo luftë kërkon medoemos që kushdo ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s’ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet”, shkruan kryeministri.