English

Rama firmos dokumentin për ngrirjen e kredive: Për të gjithë ata që janë në hall me bankat për shkak të luftës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ka firmosur dokumentin e përbashkët me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë hasur vështrësi nëpër banka me këstet e kredive të biznesit.

- Advertisement -

“U tha u bë! Sapo e firmosa po jua çoj përpara se sa të protokollohet pas pak minutash, të gjithë atyre që kanë një biznes dhe janë në hall me bankat për shkak të luftës. Ju lutem të gjithëve miq, kini besim dhe bëni durim”, shkruan kryeministri në një postim në Facebook së bashku me dokumentin në fjalë.

Paraditen e sotme kreu i qeverisë premtoi se do t’i jepte zgjidhje kësaj çështjeje teksa i ktheu përgjigje edhe kundërshtarit të tij politik, Lulzim Basha i cili e akuzon qeverinë për neglizhencë lidhur me këtë situatë.

Më poshtë vendimi i miratuar nga kreu i qeverisë, i cili hyn në fuqi menjëherë. 

Në bazë dhe për zbatim të nenit 102, pika 3 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; ligjit nr. 9000, datë 30.01.2003 “Për organizimin dhe funksionim e Këshillit të Ministrave”; ligjit nr.8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 12, shkronja “a”, neni 53, pika 4; Statutit të Bankës së Shqipërisë miratuar me vendimin e Këshillit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë nr.90, datë 2.12.2015, neni 11, pika 6; Kryeministri i Shqipërisë dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë urdhërojnë:

  1. Të shtyhet afati i pagimit të kësteve të kredive për biznese dhe individë deri në datën 31.05.2020, për të gjithë ata kredimarrës, të cilët janë përballur me vështirësi në këtë periudhë si pasojë e COVID-19;
  2. Kredimarrësit duhet të komunikojnë me kredidhënësit (banka, institucione financiare jobanka apo me shoqëritë e kursim-kredive) duke u argumentuar këtyre të fundit arsyet mbi nevojat e tyre për shtyrje të pagimit të kësteve;
  3. Institucionet e kreditimit do të bëjnë procesimin e çdo kërkese të paraqitur pranë tyre Brenda 3 ditëve nga data e marrjes së kërkesës;
  4. Me zbatimin e këtij urdhri ngarkohen të gjitha institucionet e kreditimit të licencuara nga Banka e Shqipërisë.

 

Mund të lexoni gjithashtu:

Ankesat e qytetarëve për kreditë, Rama: Firmosim sot dokumentin e zgjidhjes së këtij problemi

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?