English

‘Rama i kërkoi dorëheqjen’, Rusta: Nano u shkarkua se shkeli interesat e politikës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetari Arsen Rusta thotë se shkarkimi i Gledis Nanos erdhi tri ditë pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ku i është kërkuar dorëheqja.

- Advertisement -

Në një intervistë për Euronews Albania, Rusta tha se Gledis Nano e kishte refuzuar dorëheqjen, ndërsa median që sipas tij e kishte sulmuar drejtorin e policisë duke e bërë fakt të kryer dorëheqjen që nuk kishte ndodhur në asnjë moment.

Sipas Rustës shkarkimi i Nanos nuk ka të bëjë me bilancet, por është pasojë e përplasjes së ish-kreut të policisë me politikën.

“Ai kishte refuzuar dorëheqjen, ndaj e shkarkuan. Nuk ka të bëjë me bilancet, është një përplasje mes politikës dhe Nanos. Nëse ka përgjegjësi për rezultate e dobëta, po drejtorët e policisë që janë po të njëjtët që para se të vinte Nano, nuk kanë asnjë përgjegjësi. Gledis Nano shkeli interesat e politikës ndaj u shkarkua”, tha gazetari.

Këtë të mërkurë, Gledis Nano u shkarkua nga posti i drejtorit të policisë së shtetit.

Ai emërua në krye të Policisë së Shtetit në 6 tetor të vitit 2021, duke u bërë kështu personi më jetëshkurtër në këtë post, me vetëm 10 muaj në detyrë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?