English

Rama mohon zërat se shefja e kabinetit është kandidate për presidente

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat se Shefja e Kabinetit të Kryeministrisë, Vali Bizhga është kandidate për postin e presidentes.

- Advertisement -

Gjatë një konference për mediat nga Kryeministria, Rama u shpreh se procesi i zgjedhjes së presidentit ka stimuluar thashethemet.

“Procesi i zgjedhjes së presidentin është një proces që stimulon maksimalisht thashethemet dhe përzihen në vorbullën e thashethemeve, gjithëfarë emrash dhe gjithfarë njerëzish në të shumtën e herës pa dëshirën e tyre fare, siç është rasti në fjalë. Përgjigja ime është negative sepse nuk ka asnjë të vërtetë në këtë”, u shpreh Rama.

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pak ditë më parë deklaroi se Bizhga ishte emri i propozuar nga socialistët për presidente.

Sipas Berishës, qëllimi i Ramës që të gjejë një person që të jetë i gatshëm për t’u larguar kur ai të dojë të bëhet vetë President.

 

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?