English

Rama: Në 2024 do të kemi hekurudhën Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Durrës-Rinas

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen në Tiranë, tha se me këtë të fundit kanë parë punimet për hekurudhën e re.

- Advertisement -

Kreu i qeverisë bëri me dije se në pranverën e vitit 2024 do të kemi hekurudhën Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Durrës-Rinas.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm që falë jush kemi pasur një mbështetje shumë të madhe pas tërmetit të pak viteve më parë. Jemi shumë të vetëdijshëm që edhe në këtë situatë të vështirë, falë qasjes së komisionit ndaj Ballkanit Perëndimor dhe falë qasjes tuaj, ne përsëri nuk jemi vetëm. Unë dua ta falënderoj presidenten për këtë ndalesë në Tiranë, për të parë edhe punimet për hekurudhën e re.

Projekti ka nisur shumë më vonë sesa parashikimi por jemi në kushtet ku të themi se në pranverën e vitit 2024 do të kemi hekurudhën Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Durrës-Rinas.”- tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×