English

Rama në podcast me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse, rrëfejnë njohjen e vjetër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në podcastin e kësaj të shtune, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar fortlumturinë e tij, Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushin.

- Advertisement -

Rama tha se këtë podcast vendosën ta titullonin “Shqiptari i shumëpritur”.

Duke bashkëbiseduar, kryeministri Edi Rama zbuloi një detaj që ai kishte njohje të vjetër me kryepeshkopin dhe kujtoi një bisedë rreth viteve 1980, kur kryepeshkopi i kishte thënë se do të bëhej prift.

Edi Rama: “Ne kemi njohje shumë të vjetër dhe kemi folur për këto tema duke bërë ecje mbrëmjeve në rrugën Myslym Shyri deri pas mesnate. Flitet për vitet ’80 dhe as nuk mendohej që ne do të dilnim në botën e lirë dhe do të kishim lirinë të praktikoni fenë. Ju kishit një fjali shumë të thjeshtë, kumbuese, që ‘unë do të bëhem prift’. Faktikisht ndodhi, por arsyeja përse e solla këtu është se kurrë nuk patëm mundësi të flisnim me të njëjtën liri. Nga vinte ajo siguri?”

Kryepeshkopi Joan tha se ai ka qenë i apasionuar pas leximit dhe se me leximin e Ungjillit ka pësuar një ndryshim rrënjësor në jetën e tij.

Kryepeshkopi Joan: “Kur lexova për herë të parë Ungjillin, në vitin e katërt të gjimnazit, ndodhi diçka thellë brenda meje. Mu kthye sërish gëzimi i fëmijërisë. Në atë çast jeta ime ndryshoi. Pata fatin të njihesha edhe me njerëz që kishin akses në libra të tilla. Se bashku me Petro Zhejin, kemi lexuar pothuajse të gjithë librat e bibliotekës në rrugën e Elbasanit.” Bindja për t’u bërë prift lindi atëherë, tha kryepeshkopi Joan.

Kryepeshkopi Joan dha mesazhin se njohja më e madhe është të njohim thellë veten dhe Zotin.

“Të gjithë njerëzit e kanë dimensionin shpirtëror brenda. Çdo njeri është krijuar sipas shëmbëlltyrës së Zotit dhe për këtë arsye inkurajohet respekti për çdo qenie njerëzore. Njeriu nuk është një mekanizëm, ai ka ulje-ngritjet e tij. Nëse lexojmë psalmet e Shën Davidit, aty shpjegohen të gjitha gëzimet etj., gjë që tregon se jeta e njeriut do t’i ketë të gjitha proceset. Unë nuk besoj se shkenca është në konflikt me fenë, ajo zhvillohet në fakte të dukshme. Besimi ka diçka të padukshme. Njeriu ka një trup që është i dukshëm dhe një shpirt që është i padukshëm. Problemi është se çfarë kuptojmë me shkencë. Njohuria më e madhe është që njeriu ta njohë thellë veten dhe Zotin. Të kërkosh të njohësh veten thellë do të thotë që nuk je në konflikt të madh me shkencën. Bota shpirtërore nuk mund të kuptohet vetëm nga arsyeja,” deklaroi Kryepeshkopi Joan.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?