English

Rama në Strasburg: Lufta për ju një kujtim i largët, për ne një plagë që dhemb

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin  e tij në Asamblenë në Këshillin e Evropës, kundër raportit Dick Marty, është shprehur se lufta e Kosovës është një plagë që ende dhemb.

- Advertisement -

Ai tha se nëse institucionet ndërkombëtare dështojnë të sigurojnë drejtësi dëmi është shumë i madh, ndërsa shtoi se është goditje ndaj përpjekjeve për të mbyllur një faqe të errët të historisë.

“Jam mirënjohës për mundësinë për të ju drejtuar kësaj asambleje  për një çështje thelbësore. Përfaqësoj Shqipërinë por nuk kam ardhur këtu të flasë kryesisht për Shqipërinë edhe pse tema e shqetësimit lidhjet me Shqëpërinë si trupi me shpirtin. Ta kthesh një histori konflikti në një histori bashkëpunimi kërkon jo vetëm guxim por një besim të bashkëndarë te institucionet ndërkombëtare.

Nëse institucione të tilla dështojnë të sigurojnë drejtësi, humbja është e madhe. Dëmi shkon shumë larg, është dëm për të gjithë bashkësinë tonë, goditje ndaj përpjekjeve tona për të kthyer një faqe të errët të historisë sonë, për të shkruar një tjetër.

Lufta për ju është një kujtim i largët  por për ne një plagë që dhemb dhe rrekemi ta shërojmë. Pavarësisht përvojave tona me luftën, nën ombrellën e madhe të këtij institucioni që e përcakton veten si organizata udhëheqëse në kontinent për të drejtat e njeriut, kujtesa  historike nuk mund të merret lehtë. Zgjidhjet duhet t’i qëndrojnë testit të së ardhmes”- tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×