English

Rama në Thumanë: Lëvizja sportive në shkolla, prioritet për ne

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në Thumanë, për të folur për ndryshimet e bëra në këtë zonë dhe ku sot zhvillohet edhe një konferencë mbi sportin si motor i zhvillimit

- Advertisement -

Rama tha se tashmë është vënë guri i parë i themelit të lëvizjes sportive në shkolla. Ai tha se tashmë duhet të zgjerohen disiplinat dhe ti kushtohet më shumë vëmendje sportit.

Kryeministri përmendi gjithashtu nisjen e projekteve në Thumanë kus njerëzit, të cilëve u ishin prishur shtëpitë nga tërmeti shfaqeshin mosbesues se diçka do të bëhej për ta.

“Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në “Ky projekt në Thumanë do kishte qenë i pamundur pa të tjerë që u angazhuan në diskutime. Me të vërtetë që Thumana ishte një sfidë më vete. Njerëzit ishin të lemerisur nga ajo që u kishin parë sytë. Mosbesimi ishte total. T’u thoshe atyre që do i bëjmë të gjitha, ishte sikur ata thoshin “mirë të tjerat, tani do dëgjojmë edhe rrenat”. Atë natë i thashë dikujt, do bëjmë më shumë fusha.

U bën gjërat. Por për hir të së vërtetës u bën se u bashkuan shumë forca. Nuk mund të rri pa përmendur “Shqiptarët për shqiptarët”, sepse është edhe Ilir Hoxholli këtu. Kur gjërat filluan të ndërtoheshin, filluan edhe sherret, ka pasur familje që janë ndarë që të përfitonin një shtëpi më shumë. Në fund rezultati ishte i kënaqshëm për njerëzit. Por nuk është për ne, për mua të paktën. Se problem është si ta kthejmë në traditë këtë që po ndodh sot. Dua të falenderoj Fidelin që e bëri të mundur ardhjen tuaj këtu.

Nga ana tjetër edhe zyra e Kombeve të Bashkuara ka pasur një rëndësi shumë të madhe në të gjithë projektin e rindërtimit. Kemi vendosur gurin e themelit të lëvizjes sportive në shkolla. Kemi humbur shumë kohë, para por edhe më pas. Nuk ua lë të gjithën atyre të tjerëve para. Kemi krijuar një hendek shumë të madh të moshave në raport me edukimin fizik”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?